Qytetërim

Conference League/ Partizani, Vllaznia dhe Tirana njohin kundërshtaret në Europë

Të treja skuadrat e Superligës duelet e para i luajnë në udhëtim.

f.t
Conference League/ Partizani, Vllaznia dhe Tirana njohin kundërshtaret
PAMJE NGA SHORTI

ZVICËR- Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës për sezonin 2024-25. Partizani, Vllaznia dhe Tirana janë të rreshtuara në vazon e skuadrave favorite në short, me mundësi reale për të 'peshkuar' një kundërshtar të lehtë në short dhe për të avancuar në turin tjetër, me fitime me të rëndësishme financiare.

Vllaznia luan kundër Valurit të Islandës, teksa Partizani gjen maltezët e Marsaxlokk. Ndërkohë Tirana përballet me Torpedo Kutaisi të Gjeorgjisë. Të treja skuadrat e Superligës duelet e para i luajnë në udhëtim.

SHORTI

Torpedo Kutaisi (Gjeorgji) – TIRANA

Marsashlok (Maltë) – PARTIZANI

Valuri (Islandë)- VLLAZNIA

Poll

MOS HUMB