
TIRANË- Pasi është në qendër të vëmendjes për një ndarje të mundshm nga aktori Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj ka zgjedhur që të bëjë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, që i referohet disa video të personazhit të TikTok Cleviol Ahmeti. Ky i fundit në videot live që ka bërë në rrjetet sociale, ka hedhur dyshime se këngëtarja ka nisur një romancë me bosin shqiptar të drogës, që është shpallur në kërkim Eldi Dizdari. Vetë Xhensila ka reaguar e tronditur nga këto akuza, për njerëz që thotë se nuk i njeh ndërsa pretendon se do të ndërmarrë hapa ligjore.
“Sapo më nisën një video që një monstër Tik Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltosur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ja kam dëgjuar kurrë. Pler që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltuar shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në insta story.

Ndërkohë që i menjëhereshëm ka qenë dhe reagimi i Cllevios, i cili thotë se Xhensila lëviz me bodyguard.
“Ai emri E.D gruan e tij e ka mbyllur në bunkier me 4 shërbëtore, dhe e do Xhensilën që të bëjë çuna. Ka marrë Xhensilën se i duket se bën çuna, Xhensila ecën me bodyguard. Besi ka frikë nga bodygardi, Besi tia fusë ndonjë vizë dhe të këndojë sarilen. Kjo donte të më fuste njëherë në burg mua, nuk lë lokal pa shkuar dhe pa nxjerrë b*thën. Na kapi frika Xhensila”, thotë ai në një postim në rrjetet sociale.
@platinumpioneer Ah mori xhensila #cllevio #cllevioserbiano44 #albanian #albania #noizy #eldi #tropoja ♬ original sound - Alpha Noir
Kohët e fundit flitet për një ndarje të mundshme, të një nga çifteve më të njohur të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.
Një veprim i fundit i dyshes ka bërë që shumë nga fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre. Dy artistët nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram.
Dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale./ZËRI