
SHBA- Cher është personi që ka organizuar rrëmbimin e djalit të saj në vitin 2022. Kështu pretendon gruaja e tij, Mariangela në padinë që ka depozituar në Gjykatë. "DailyMail" publikoi dokumentet gjyqësore për incidentin që ndodhi në nëntor 2022, kur Elijah Blue Allman, djali i këngëtares dhe Mariangela King gjithashtu e njohur si "Queenie" u përpoqën të shpëtonin martesën e tyre.
Të dy kishin lidhur kurorë që nga viti 2013, megjithatë lidhja e tyre është përballur me shumë sfida. Natën e 30 nëntorit, King pohoi në gjykatë se kur pritej divorci i tyre, katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe morën me forcë Elijan. Ajo gjithashtu pretendon se rrëmbyesit janë punësuar nga Cher.
Deri më tani Cher nuk i ka adresuar akuzat e ngritura ndaj saj. Elijah, sipas Daily Mail, aktualisht ndodhet në një qendër rehabilitimi në Pasadena të Kalifornisë./Zëri.ai