Qytetërim

“Kam gjak shqiptar”/ Rahmani shënon gol, feston me shqiponjë dykrenare

Rahmani, i cili së fundi ka debutuar për skuadrën e Kosovës, shënoi dhe festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore.

k.m.
“Kam gjak shqiptar”/ Rahmani shënon gol, feston me
Albon Rahmani

RUMANI- Sulmuesi i Rapidit nga Bukureshti, Albon Rahmani ka festuar me shqiponjë golin në ndeshjen ndaj Kluzhit, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 3:1. Rahmani, i cili së fundi ka debutuar për skuadrën e Kosovës, shënoi dhe festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore.

"Unë jam nga Kosova dhe jam me gjak shqiptari. Unë do të festoj me shenjën e shqiponjës sa herë që të jetë e mundur dhe dua t'i inkurajoj të gjithë shqiptarët që të bëjnë të njëjtën gjë,"- tha ai pas ndeshjes.

Kjo mënyrë e të festuarit ka ndodhur menjëherë pasi tifozët rumunë kanë dërguar mesazhin “Kosova është Serbi” në ndeshjen ku Rahmani debutoi me kombëtaren. Ajo ndeshje u ndërpre, më pas vazhdoi pas pushimit dhe Rumania u ndëshkua rëndë nga UEFA.

Cili do të jetë dënimi për Rahmanin?/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB