
LONDËR - Trajneri Mauricio Pochettino bëri një rikthim fitues në Tottenham me Chelsean, pasi ish-klubi i tij mbeti me nëntë lojtarë, në një ndeshje ku kishte kaos dhe polemika.
Ndeshja solli në total pesë gola, pesë të tjerë që u anuluan, dy kartonë të kuq dhe një sërë vendimesh nga VAR, në një nga përballjet më të fuqishme ndonjëherë të Premier League.
Spurs e nisën shkëlqyeshëm dhe disa herë shkuan pranë golit. Ata shënuan në minutën e 6 me anë të Kuluskevskit. Në një atmosferë të ethshme, Chelseas iu anuluan dy gola, një nga Raheem Sterling dhe një nga Moises Caicedo, të përjashtuar respektivisht për prekje të topit me dorë dhe pozicion jashtë loje. Por, Palmer realizoi gol për ekipin e Chelseas. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:1.
Spurs, që kishin mbetur me 10 lojtarë, pasi u përjashtua Romero, po luftonin fort në fushë, kur Destiny Udogie u përjashtua me karton të kuq dhjetë minuta pas pushimit, për një ndërhyrje të pashpjegueshme e të pamatur ndaj Sterling, që solli një karton të dytë të verdhë nga gjyqtari Michael Oliver.
Edhe pse Tottenham u përpoq të mbajë ritmin me 9 lojtarë, Chelsea theu rezistencën e tyre në 15 minuta të mbetura. Jackson shënoi tre herë për blutë, duke vulosur një 4:1 për ta. Chelsea prej një sezoni e gjysmë nuk po kalon një periudhë të mirë. Ekipi kryeqytetas i Anglisë po has në vështirësi të jashtëzakonshme, edhe pse yjet në skuadër nuk mungojnë.
A do të jetë kjo kthesa e madhe që tifozët e Chelseas dëshirojnë? Blutë mundën një nga ekipet më të mira aktualisht në Premier League, por kundërshtari ishte me 9 lojtarë! Të shikojmë nëse Chelsea do bëjë mirë në vazhdimësi të kampionatit./Zëri.ai/