
SHBA - Miqtë e Jennifer Aniston janë të shqetësuar për gjendjen e saj, pas vdekjes së Matthew Perry. Ylli i "Friends" po përjeton vdekjen e Perryt në mënyrë mjaft të keqe, sipas një burimi të PageSix.
Ajo dhe katër anëtarët e tjerë të mbijetuar të serialit "Friends" e vajtuan atë në funeralin e tij të premten. Burimi tha se Jennifer po e përjeton në mënyrë mjaft të keqe ndarjen e Perryt nga jeta, pasi ajo humbi dhe babanë e saj përpara disa kohësh.
“Është humbja e dytë e një njeriu të afërt në më pak se një vit, pasi nuk ka shumë kohë që i ndërroi jetë babai. Ajo ende nuk e ka marrë plotësisht veten nga humbja e të atit , dhe tani vdekja e Perryt e ka shkatërruar”, thanë burimet.
Babai i Aniston, John Aniston, luajti në "Days of Our Lives" dhe ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare në nëntor 2022. Aktorja e quajti atë "një nga njerëzit më të bukur që ka njohur ndonjëherë".
Aktorja 54-vjeçare iu bashkua anëtarëve të mbetur të “Friends”, Cox, Lisa Kudrou, David Schuimmer dhe Matt LeBlanc, në funeralin e Perry-t në varrezat Forest Laun në Los Angelos të premten – disa minuta larg nga studiot e Uarner Bros. Aniston – e cila shpërtheu në lot në një intervistë të vitit 2004 pasi Perry atëherë iu nënshtrua një operacioni – u pa duke ecur në funeral pas anëtarëve të tjerë të serialit, shoqëruar nga një roje sigurie.
Matthew Perry ndërroi jetë më 28 tetor, teksa po qëndronte në rezidencën e tij. Ai kishte pasur probleme të shumta me alkoolin dhe drogën, që i kishte përshkruar dhe në një libër autobiografik./Zëri.ai/