Qytetërim

'Guerrilasit' rrëmbejnë atin e Luis Diaz

Kolumbiani ia dedikoi rrjetën babait të tij.

i.h.
'Guerrilasit' rrëmbejnë atin e Luis Diaz
Luis Díaz

KOLUMBI- Kreu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Kolumbisë deklaroi se grupi guerril veproi gabim në rrëmbimin e babait të futbollistit të Liverpool, Luis Díaz. Pengmarrja e prindërve të 26-vjeçarit u krye nga njësiti i Frontit të Luftës Veriore.

“Mbajtja e babait të Luis Diaz nga Fronti i Luftës Veriore ishte një gabim. Lucho është një simbol i Kolumbisë, kështu e konsiderojmë edhe ne në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Shpresojmë që situata në terren të mund të zgjidhet. këtë udhëzim kanë komandantët kanë për të përshpejtuar lirimin,”- shkroi në kanaline tij ën telegram Eliecer Herlinto Chamorro, i njohur si Antonio Garcia.

Ndërkohë sulmuesi i "të kuqve" Luis Diaz u fut si zëvendësues dhe shënoi golin e barazimit në takimin e Premier League kundër LutonTown.

Kolumbiani ia dedikoi rrjetën babait të tij.

26-vjeçari nuk u aktivizua javën e kaluar, pas lajmit se prindërit e tij u rrëmbyen nga njerëz të armatasur. Ai kërkoi të kthehej në ekip dhe trajneri Jurgen Klopp vendosi ta aktivizonte në mintuat e fundit. Të kuqtë e shtuan presionin në portën rivale dhe Diaz finalizoi krosin e Harvey Elliot në shtesë.

Më pas lojtari ngriti fanellën dhe zbuloi mbishkrimin “Liri për babanë”.

"Është emocionuese dhe fantastike! Por problemi i vërtetë nuk do të zgjidhet pë shkak të kësaj. Donim t’i jepnin Luços mundësinë që të hiqte mendjen disi nga gjërat e tjera. Pas takimit e përqafuam të gjithë", tha tekniku pas ndeshjes.

Nëna e lojtarit është liruar nga guerrilasit më herët./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB