
Pas emocioneve të dhuruara mbrëmjen e djeshme, Liga e Kampioneve luan sot sërish ndeshjet e radhës. Gjatë mbrëmjes së sotme, do të luhen ndeshjet e grupeve A, B, C dhe D.
Janë 16 skuadra që do të zbresin në fushën e blertë. Real Madrid do të përballet në orën 18:45 minuta me debutuesit e Union Berlin, në një sfidë tepër interesante.
Po në orën 18:45 minuta, luhet edhe ndeshja e Grupit A mes Gallatasarayt dhe Kopenhagen. Supersfida e mbrëmjes është nga Grupi A mes Bayern Munich dhe Manchester United në “Allianz Arena”.
Në mbrëmje, nënkampionët e Europës, Inter luajnë kundër Real Societad. Në këtë përballje, pritet që të aktivizohet edhe mesfushori shqiptar, Kristian Asllani. Ndërsa, kampioni në fuqi i Italisë, Napoli luan në fushën e Bragës.
Arsenal rikthehet në Ligën e Kampioneve pas shumë viteve mungesë dhe do të luftojë për fitore në Londër ndaj holandezëve të PSV-së.
NDESHJET E LIGËS SË KAMPIONEVE TË DITËS SË SOTME:
Gallatasaray-Kopenhagen, ora 18:45
Real Madrid-Union Berlin, ora 18:45
Bayern Munich-Manchester United, ora 21:00
Arsenal-PSV, ora 21:00
Sevilla-Lens, ora 21:00
Braga-Napoli, ora 21:00
Real Societad-Inter, ora 21:00
Benfica-Salzburg, ora 21:00. /Zëri.ai/