Qytetërim

Broja do bëhet ‘ujk’? Guardian: Klubet e Premier League që po e vëzhgojnë nga afër

Pas Uest Ham, edhe Uolves ka shfaqur interes për sulmuesin shqiptar Armando Broja

D.XH
Broja do bëhet ‘ujk’? Guardian: Klubet e Premier League që
Armando Broja

ANGLI - ‘Ujqërit’ e Uolves po shqyrtojnë blerjen e sulmuesit shqiptar Armando Broja, e ardhmja e të cilit ka të ngjarë të varet nga fakti nëse Chelsea nënshkruan me një sulmues këtë muaj. Broja do ta gjejë veten mes faktit nëse do qëndrojë tek londinezët ose jo, nëse Mauricio Pochettino sjell një tjetër sulmues. Shanset e 22-vjeçarit për të luajtur tek Chelsea do të jenë më të ulëta, nëse klubi merr një tjetër sulmues.

Chelsea thuhet se po ndjek nga afër Victor Osimhenin të Napolit, e konsideron Evan Ferguson të Brighton si një objektiv afatgjatë dhe agjentët sportivë kanë parë nga afër edhe Jhon Duran të Aston Villas. Një blerje e Ivan Toney të Brentford nuk ka gjasa dhe interesi për Viktor Gyokeres të Sporting duket se ka mbaruar.

Mbetet për t'u parë nëse ata shikojnë ndonjë futbollist në Ligën Pro Saudite dhe synojnë Karim Benzemanë ose Roberto Firminon si opsione afatshkurtra. Chelsea-s i ka kushtuar shumë lëndimi i Christopher Nkunkusë, që e ka lënë Pochettino-s pa opsione, teksa Nicolas Jackson do të luajë me Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Broja udhëhoqi vijën sulmuese gjatë fitores së Chelseas ndaj Fulhamit fundjavën e kaluar, por u zëvendësua në minutën e 66. Ai nuk ka qenë në gjendje të tregojë shumë nga vetja, që kur është rikthyer nga dëmtimi. Pasi shënoi golin e parë në fitoren e Chelseas ndaj Preston në FA Cup këtë muaj, ai ishte në stol pas humbjes 1-0 në Middlesbrough në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup, javën e kaluar.

Shqiptari Armando Broja ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Uest Ham ka kërkuar prej kohësh Brojën, kontrata e të cilit skadon në vitin 2028 dhe Uolves gjithashtu ka dashur shërbimet e tij. Gary O'Neil, menaxheri i Uolves, dëshiron të nënshkruajë me një sulmues dhe ka parë një marrëveshje huazimi për Danny Ings të Uest Ham. Edhe pse Broja ka shënuar dy herë në 17 paraqitje këtë sezon, potenciali i tij nuk është i vogël dhe kjo u duk kur ai bëri një sezon shumë të mirë me Southampton gjatë sezonit 2021-2022.

Interesi nga Uolves është në një fazë eksploruese dhe nuk ka gjasa që ata të jenë në gjendje të ndjekin një marrëveshje të përhershme për Brojën. Preferenca e tyre fillestare do të ishte huaja, me mundësi blerjeje në verë. Disa klube po monitorojnë shqiptaritn dhe Broja ka qenë në shënjestër të Napolit dhe Milanit në të kaluarën. Broja është produkt i akademisë së Chelseas./Guardian - ZËRI/

Poll

MOS HUMB