
Kupa e Botës
ZYRIH- Sot u hodh shorti për zonën evropiane, për sfidat e “Botërorit 2026”.
Sipas shortit, Shqipëria është në të njëjtin grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Po ashtu edhe Kombëtarja e Kosovës ka njohur rivalët e tyre. “Dardanët” do të përballen me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.
Kombëtarja e Shqipërisë ishte e vendosur në vazon e tretë, bashkë me përfaqësuese si: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Finlanda, Gjeorgjia, Islanda, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Bosnja, Mal i Zi dhe Izraeli. /ZËRI
Poll