
CYRIH- Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka zbuluar sot se me kë do të luajë në eliminatoret për Kupën e Botës. Në shortin e zhvilluar në Cyrih, u vendos që Shqipërinë të luajë në grupin K me rivalë Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Sigurisht që ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë tërheq më së shumti interes nga këtu, por duket se i pari i Federatës Shqiptare Armand Duka nuk ëstë shumë i kënaqur me pjesëtarët e grupit. ZËRI ka siguruar videon e momentit kur është hedhur shorti. Në këtë çast, pamjet flasin vetë.
MOMENTI ME VIDEO:
Vieë this post on Instagram
Pas këtij momenti, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Klan News, ku nuk e fshehu se ky ishte grupi i vetëm nuk dëshironte që të ishte Shqipëria. Sipas tij, Anglia është shumë e fortë dhe me ta nuk kemi bilancet në favor.
“E dija rregullin e shortit. Nuk jam shumë i lumtur me atë që vendosën goglat. Mund të ishim në ndonjë grup tjetër. Duhet të pranojmë atë që vendosi shorti. Pasi pashë skuadrat e para në Grupe, ky ishte grupi që nuk do doja nga të gjitha. Nuk do doja një përballje me Anglinë, sepse i konsideroj si një nga ekipet më të forta. Anglia është shumë e vështirë. Serbia është një kundërshtar me problemet e veta. Nuk kemi eksperienca të mira nga përballja nmë Beograd. Uroj këtë herë të jetë ndryshe. Andorra nuk më pëlqente, sepse ndeshjet janë në tre ditë dhe duhet të udhëtosh nga Barcelona për 3 orë. Nuk ka kohë për të qarë. Të shohim kalendarin dhe t’i përvishemi punës me këmbë në tokë. Të luftojmë për një biletë në Botëror. Asgjë nuk është e pamundur. Presidentes së Federatës Angleze i thashë që nuk doja ata në grup, por ashtu ndodhi. Është luks të luash ndaj Anglisë. Është vështirë për rezultat, por kam besim. Organizimi në Beograd i takon Federatës Serbe, ne na takon të fitojmë. Serbia luan në “play off” dhe prandaj me ta do të përballemi në vjeshtë. Të gjitha janë të rëndësishme, jo vetëm Anglia”, u shpreh Duka./ZËRI