KOSOVË-Nga fusha e futbollit në politikë. Ish-kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës. Mësohet se Mavraj do të jetë kandidat me partinë “Lista për familje” dhe do të jetë pjesë e listës zgjedhore. Lajmin e konfirmuar edhe deputeti i parlamentit të Kosovës, Eman Rrahmani, raportojnë mediat në Prishtinë.
“Po është e vërtetë. Mërgimi është pjesë e “Listës për familje” dhe jemi të nderuar që e kemi”, ka thënë Rrahmani.
Ish-kapitani, Mërgim Mavraj mbahet mend për kontributin e madh që ka dhënë për Kombëtaren e Shqipërisë. Me fanellën e kombëtares shqiptare Mavraj debutoi më 22 maj 2012 dhe zhvilloi 50 paraqitje duke shënuar tre gola. Veç saj, në 2018 ai u zgjodh edhe kapiten i Kombëtares./ZËRI