
AUSTRALI- Kat Clark ka më shumë se 5 milionë ndjekës në TikTok dhe u vlerësua si "Krijuesja e Vitit në 2022". Ajo është 37 vjeçe dhe ka dy vajza, Latisha (20 vjeç) dhe Deja (12 vjeç) me të cilat drejton një podcast mjaft të njohur të quajtur "Basically Besties". Por ka marrë një vendim që është i papritur! Ka vendosur që të heqë nga shkolla vajzën e saj të mitur duke ngjallur pafund polemika. Edhe pse ka sqaruar se tashmë e bija do të edukohet në shtëpi, nga mësues privatë, pasi kështu mund të ketë më shumë kohë për t'ju dedikuar rrjetit social "TikTok".
“Edukimi tradicional funksionoi për Dejën në shkollën fillore, sepse në atë kohë unë kisha një punë në kompani. Megjithatë, që kur jam angazhuar në këtë karrierë të re, kam udhëtuar shumë dhe shpesh më duhet të fluturoj për në Sidnej. Besojmë se është zgjidhja më e mirë për të, sepse nuk duam që ajo të heqë dorë nga këto mundësi. Krijimi i përmbajtjes për TikTok kërkon kohë dhe kjo është ajo që funksionon më mirë për familjen tonë.”
@katclark Deja starts homeschooling next year ❤️
♬ original sound - Kat Clark
Sipas Katit, kjo është koha më e mirë për një vendim të tillë pasi, nëse Deja nuk është e kënaqur me zgjidhjen e re, do të mund të kthehet në shkollë vitin e ardhshëm. Vajza e tyre tjetër, Latisha, u regjistrua për drejtësi menjëherë pas shkollës së mesme, por e braktisi universitetin pas gjashtë muajsh për të ndjekur karrierën në podcasting.
“Nëse Deja dëshiron të bëhet doktoreshë apo të studiojë drejtësi, ne jemi gati ta inkurajojmë të ndjekë ëndrrat e saj. Por për momentin, kjo nuk është ajo që dëshiron. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë atë në çdo rast,”-shtoi e ëma.
Së fundmi, influencuesja tregoi se vajzat i ka mësuar gjithmonë të jenë vetvetja dhe të mos ndryshojnë për askënd./ZËRI