
SHBA- Shannen Doherty mban një qëndrim pozitiv ndaj jetës pavarësisht nga vështirësitë e saj. Ylli i "Beverly Hills, 90210" zbuloi për PEOPLE se kanceri i saj është përhapur në kocka.
"Unë nuk dua të vdes. Nuk kam mbaruar së jetuari jetën. Nuk kam mbaruar së dhëni dashuri. Nuk kam mbaruar së krijuari. Nuk kam mbaruar me shpresën për të ndryshuar gjërat për mirë. Thjesht nuk e kam bërë - nuk kam mbaruar”.
Aktorja vazhdon të marrë mjekimin e duhur që kur ajo u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 2015. Ajo iu nënshtrua mastektomisë dhe gjithashtu iu nënshtrua kimioterapisë dhe rrezatimit. Në qershor 2023, aktorja zbuloi se kanceri ishte përhapur në trurin e saj. Fill pasi ajo kishte hequr një tumor në tru muaj më parë.
“Frika ishte e madhe për mua. Kisha frikë nga të gjitha pasojat e mundshme të këqija, isha e shqetësuar se mos e lija nënën time dhe se si kjo do të ndikonte tek ajo. Isha e shqetësuar se mos do të dilja nga operacioni dhe të mos isha vetvetja.”
Ndërsa ajo ecën përpara, Doherty është e vendosur të rrisë ndërgjegjësimin dhe të kontribuojë në kërkimin e kancerit.
"Është çmenduri për mua që ne ende nuk kemi një kurë për këtë sëmundje,"- shtoi ajo.
Megjithatë, aktorja e “Charmed” tha se nuk do ta lërë asnjë koment negativ ta rëndojë./ZËRI