Qytetërim

Bayern-Real, El Clasico Europian sërish me një super ndeshje në “Allianz Arena”

Që atëherë, të dy nuk kanë ndodhur të ‘’kryqëzohen’’ në kompeticionin kryesor.

E.K
Bayern-Real, El Clasico Europian sërish me një super ndeshje në
Bayern-Real

Është derbi tradicional i Europës. Bayern Munich dhe Real Madrid kujdesen që në çdo takim të japin një spektakël dhe momente të gdhendura në historinë e Champions League, në një “betejë” që ecën gjithmonë në ekuilibër. Hera e fundit që të dy u takuan ishte përsëri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në sezonin 2017/2018, kur Madridi eliminoi bavarezët 4-3 në total për t'u kualifikuar në finale.

Që atëherë, të dy nuk kanë ndodhur të ‘’kryqëzohen’’ në kompeticionin kryesor. Kanë kaluar pesë sezone pa derbin tradicional të Evropës, por ai rikthehet mbrëmjen e së martës për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League në Allianz Arena. Dhe emrat dhe listat mund të duken pothuajse ekuivalente, por rruga që kanë marrë dy skuadrat këtë sezon është shumë e ndryshme.

Nga njëra anë, Real Madrid po marshon me besim drejt titullit të tyre të 36-të në La Liga, ndërsa Bayern pa Leverkusenin magjik të Xabi Alonso-s të fitojë ligën dhe të thyejë dominimin e tyre 11-vjeçar të Bundesligës! Sikur të mos mjaftonte kjo, Bayerni rrezikon ta mbyllë sezonin pa titull nëse nuk arrin të fitojë Champions League, ndërsa Reali ka shtuar në ‘’çantën’’ e tij edhe Superkupën e Spanjës me fitoren mbresëlënëse në finale 4-1 ndaj Barcelonës./ZËRI

Poll

MOS HUMB