Qytetërim

Fotot i nxjerrin zbuluar/ Capital T në një lidhje me modelen e njohur nga Kosova?

Capital T në një lidhje me modelen e famshme? Dyshja postojnë foto nga pushimet në Singapor

E.K
Fotot i nxjerrin zbuluar/ Capital T në një lidhje me modelen e njohur
Capital T dhe Gresa

TIRANË- Këngëtari Capital T është duke u përfolur në rrjet se ka nisur një histori dashurie me modelen e njohur po ashtu nga Kosova, Gresa Hoti. 

Dyshja kanë postuar foto nga i njëjti vend nga pushimet e tyre në Singapor, në një pishinë me një pamje fantastike nga ku duket qyteti në mbrëmje, që ka bërë ndjekësit të dyshojnë.

Ndryshimi i vetëm është që Capital T e ka postuar foton në datë 14 prill, ndërsa Gresa më datë 24 prill. Nuk dihet nëse kjo lëvizje e tyre është e qëllimshme, apo vërtetë ata kanë kaluar pushimet bashkë. Po ashtu ndryshe nga modelja, e cila nuk ka shkruar asgjë, këngëtari shkruan: Duke shijuar një kohë të mirë.

Fotot i nxjerrin zbuluar/ Capital T në një lidhje me modelen e njohurFotot i nxjerrin zbuluar/ Capital T në një lidhje me modelen e njohurFotot i nxjerrin zbuluar/ Capital T në një lidhje me modelen e njohur

Theksojmë faktin që ata e ndjekin njëri tjetrin në rrjete sociale. Bukuroshja, e cila momentalisht ndodhet në Bali, ka zgjedhur të postojë edhe momente të tjera nga Singapori.

Poll

MOS HUMB