
GJERMANI- 2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova një foto me futbollistin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Driton Sedaj po ndiqte ndeshjen në stadium me dy djemtë e tij, Luanin (13 vjeç) dhe Florianin (10 vjeç). Në momentin kur gjyqtari ndalon lojën, Sedaj shkon për të blerë ushqim, ndërsa i biri, Floriani vrapon për në fushë për të marrë fanellën e Granit Xhakës.

Për shkak të stjuartëve nuk e merr fanellën, por të paktën bën selfie me Xhakën dhe më pas e nxjerrin jashtë fushës. Të premten e javës së kaluar, posta nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) mbërriti papritur në kutinë postare të familjes.
Tani Driton Sedajt i duhet të paguajë 2597.15 franga gjobë për foton “ilegale”.
"Unë u trondita. Nuk ka pasur asnjë kërcënim, askush nuk është shqetësuar. Një djalë dhjetëvjeçar nuk është rrezik. Po, Floriani është i shpejtë, por definitivisht jo më i shpejtë se stjuardët. Duhet të ishin më të kujdesshëm,”-tha i ati për "Blick"./ZËRI