
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito
TIRANË- Pritjes së ëmbël të Kiarës po i vjen fundi, e bashkë me ditët që numërohen, shtohet edhe tensioni i çiftit.
Mbrëmjen e djeshme Kiara ka përfunduar në dyert e spitalit duke shqetësuar jo vetëm familjarët, por dhe shumë nga dashamirësit e moderatores.
Për këtë, Luiz Ejlli ka postuar në rrjetet sociale teksa ndan pamje nga dhoma ku gjendet Kiara duke shtuar se është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka qenë thjeshtë një virozë e më pas çifti ka nisur batutat mes njëri-tjetrit.
Në një moment, Luizi shprehet se e kanë mbytur djersët nga tensioni, ndërsa Kiara qetëson ndjekësit duke thënë se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
/ZËRI
Poll