
SPANJË – Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit të Gironas (e cila me një ndeshje më tepër mban kryesimin e La Ligës), vjen një tjetër surprizë. Është eliminuar nga ky kompeticion i rëndësishëm në kampionatin spanjoll edhe Barcelona. Atletico Bilbao fitoi ndaj katakalanasve me rezultatin 4:2, pas minutave shtesë.
Guruzeta shënoi që në fillim të ndeshjes për Bilbaon. Levandovski dhe Lamal shënuan dy gola për Barçën dhe me rezultatin 1:2 u mbyll pjesa e parë e takimit. Në të dytën, Sancet për Atletico Bilbao realizoi edhe golin e dytë dhe të barazimit.
Me rezultatin 2:2 u mbyllën 90 minutat e rregullta. Në shtesë, Atletico Bilbao shënoi dy gola të tjerë me Uilliams. Kështu, Barcelona bën një hap të madh fals, duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit, ndërsa edhe ecuria në kampionat, nuk është ajo që pritet nga një ekip si Barça./ZËRI/