
SHBA- Hannah Neeleman është një grua totalisht e përkushtuar ndaj familjes dhe shtëpis së saj. Ditët e saj ajo i kalon në fermën e familjes, ku kujdeset për kafshët dhe përgatit ushqimin. Në dukje të parë çdo gjë është normale, por kush është Hannah Neeleman?
Hannah Neeleman lindi në Springville, Iuta, në një familje mormone me 8 fëmijë. Që në moshë të re, ajo ëndërronte të bëhej balerinë.
Ajo ishte e talentuar dhe arriti të futej në Shkollën Juilliard në Nju Jork, një nga shkollat më prestigjioze të kërcimit në botë. Ajo dukej e destinuar të performonte në skenë, por jeta e saj ndryshoi kur takoi Daniel Neeleman, gjithashtu një besimtar "mormon" (Mormonët besojnë se kisha e Krishtit u rivendos nëpërmjet Jozef Smithit dhe udhëhiqet nga profetë dhe apostuj të gjallë) dhe djali i miliarderit David, një nga njerëzit më të pasur në Amerikë me aksione në linja ajrore të ndryshme si JetBlue dhe Tap Portugal. Të dy u takuan përmes një miku të përbashkët në kolegj.
"Mendova se duhet të njiheshim për një vit, para se të martoheshim, që të mund të mbaroja shkollën dhe gjithçka. Por Danieli, kërkoi të martohej menjëherë", tha ajo.
Një muaj më vonë ata u fejuan. Pas dy muajsh ata u martuan. Në muajin e tretë ajo ishte shtatzënë.
Historia e jetës së saj fillon këtu.
Hannah dhe Danieli pas martesës së tyre, vendosën të jetojnë në një fermë në Utah. Ajo tashmë është nëna e 8 fëmijëve, në moshën 34-vjeçare. Hannah çdo dalje publike e bën e rrethuar me fëmijët ose bashkëshorti i saj, Danieli. Më 25 qershor, Hannah festoi ditëlindjen e 34-të e rrethuar nga 8 fëmijët e saj, kafshët e fermës dhe burri i saj Daniel. Gjithçka që ajo ëndërroi për ditëlindjen e saj ishte një udhëtim në Greqi, në vend të kësaj, ajo mori si dhuratë një përparëse për të mbledhur vezët.
"Ballerina Farm" është edhe pseudonimi i Hanës në rrjetet sociale, ku ajo poston video të jetës së saj të përditshme. Në mediat sociale, shumë e interpretojnë jetën e saj si një grua të mbyllur, puna e së cilës është të qëndrojë në shtëpi me fëmijët, të kujdeset, të gatuajë dhe të duket perfekte. Videoja e ditëlindjes, cila u bë virale, ngjalli shqetësime tek ndjekësit e saj, të cilët krijuan hashtagun #freeballerinafarm (lironi ballerina farm).
A është Hannah e lirë dhe vepron sipas zgjedhjes së saj, apo është e 'burgosur' dhe e dominuar nga burri i saj?
Debati u ndez më tej nga një intervistë që zbuloi anën e errët pas fustaneve me lule, kominosheve, çizmeve kauboj dhe recetave. Balerina Farm ka mbi 9 milionë ndjekës në Instagram dhe më shumë se 7 milionë fansa në TikTok. Jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Megan Agnew e zbuloi këtë në një intervistë të fundit të botuar në 'The Times of London', e cila supozohej se kishte të bënte me Hannah dhe jetën e saj.
Fatkeqësisht, gazetarja e kishte shumë të vështirë të fliste vetëm me 34-vjeçaren, duke u ndërprerë vazhdimisht nga fëmijët dhe veçanërisht nga Danieli, i cili monitoronte çdo fjalë që thoshte gruaja e tij.
"Danieli donte të jetonte në "Perëndimin e madh të egër" dhe kështu bënë; ai donte të kishte një fermë dhe kështu bënë; atij i pëlqente të dilte një herë në javë, dhe kështu bëjnë,"- tha gazetarja.
Me pak fjalë, duket se Hannah i është përulur dëshirave të burrit të saj, duke u sakrifikuar vullnetarisht për një ideal patriarkal ku e vetmja vlerë e një gruaje është të jetë nënë.
Por kulmi arriti kur Danieli tha se gruaja ndonjëherë sëmuret nga lodhja dhe nuk mund të ngrihet nga shtrati për një javë. Kjo ishte një nga deklaratat që nxiti reagime në rrjetet sociale, me thirrjet që Hannah të linte bashkëshortin dhe t'i jepte përparësi vetes. Diçka tjetër që ngriti reagime të shumta ishte se Hannah nuk përdori ilaçe pas lindjes. Ajo u kujdes e vetme për fëmijën pa bashkëshortin. Hannah gjithashtu tha se Danieli nuk e lejon atë të përdori kontraceptivë, pasi kjo bie ndesh me besimet e tyre.
View this post on Instagram
Pavarësisht artikujve të shumtë, Hannah nuk e konsideron veten si një grua tradicionale dhe e nënshtruar. Sepse ndryshe nga të tjerat ajo ka rrjete sociale, ku poston jetën e saj. Ajo e përshkruan jetën e saj një realitet shumë të romantizuar dhe të privilegjuar që i bën shumë gra të ndihen të papërshtatshme./ZËRI