Qytetërim

U lidhën në Big Brother, ndahet çifti i njohur, Kader thotë që u tradhëtua por më pas fshin postimin: Kam vuajtur shumë

Dyshja gjithashtu kanë fshirë çdo foto që kishin postuar bashkë në rrjete sociale, ndërsa ajo që na mbetet është të mësojmë versionin e Lumbardhit për këtë ndarje

E.K
U lidhën në Big Brother, ndahet çifti i njohur, Kader
Ndahen Kader dhe Lumbardhi

KOSOVË- Kader Kicaj përmes një statusi të papritur ka njoftuar sot ndarjen e saj me Lumbardh Salihun, me të cilin u lidhën gjatë kohës që të dy ishin pjesë e formatit Big Brother Vip në Kosovë.

Fillimisht Kicaj ka postuar një Instastory ku zbulon se shkak është bërë tradhëtia nga ana e Lumbardhit, veprim i cili e ka lënduar dhe zhgënjyer shumë. Por siç shprehet, për të ruajtur dinjitetin ajo nuk mund ta falte më dhe vendosi t’i jepte fund kësaj romance të shumëpërfolur.

U lidhën në Big Brother, ndahet çifti i njohur, Kader
Postimi i pare

Mirëpo pak pasi e postoi këtë shkrim në Instastory ajo e ka fshirë. Më vonë Kicaj ka postuar një shkrim tjetër ku shprehet se ka luftuar për të mbajtur lidhjen e tyre por nuk ka funksionuar dhe për këtë arsye ka kërkuar të ndahet.

Në statusin e saj, ajo theksoi sfidat dhe vështirësitë që ka përjetuar gjatë lidhjes. Ajo shkruan: "Përshëndetje njerëz të mirë! Duke qenë se bashkë kemi ndarë shumë gjëra, desha të ndaj me ju një lajm për jetën time private. Unë tash e tutje nuk jam më me personin që isha deri dje."

Kicaj thotë se, si vajzë, ka luftuar çdo sfidë për të qëndruar në lidhje, por ka përjetuar shumë vështirësi. Ajo siguroi ndjekësit se do të përgjigjet për çdo pyetje, por kërkoi mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e saj: "Për çdo lloj pyetje kam përgjigje por nuk dua të lëndoj askënd sepse unë, vetëm jam lënduar në këtë lidhje."

U lidhën në Big Brother, ndahet çifti i njohur, Kader
Postimi i dyte

Ndarja e tyre vjen si një surprizë për shumë ndjekës, pasi vetëm dy ditë më parë u shfaqën bashkë në "Sunny Hill Festival". Çifti që u njoh në "Big Brother VIP Kosova 2" pati një ndarje edhe pak muaj më parë për një kohë të shkurtër./ZËRI 

Poll

MOS HUMB