
Pas dy pjesëmarrjesh radhazi në fazën e grupeve të Conference League, kampionët e Kosovës, Ballkani synojnë sërish të arrijnë në finalet e turneut dhe këtë e kanë treguar mbrëmjen e kësaj të marte. Të zhgënjyer nga barazimi 0-0, në Kosovë, djemtë e Ilir Dajës kërkuan me ngulm fitoren në transfertën malteze, të Hamrun, të cilën e arritën, pas golave të algjerianit, Walid Hamidi dhe “fantazistit”, Bernard Karrica, me sfidën që u ndal të shifrat 0-2.
Hamidi kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 64-të, duke shfrytëzuar në maksimum një gabim të kundërshtarit në largimin e topit. Goli i dytë dhe që “vulosi” kualifikimin mban firmën e Karricës, i cili ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 75-të./ZËRI