Qytetërim

Balenciaga shokon me byzylykun e ri!

Mund ta gjykoni sa të doni por ky aksesor është pjesë e koleksionit të ri "vjeshtë/dimër 2024" dhe kushton jo pak. 

k.m.
Balenciaga shokon me byzylykun e ri!
Byrzylyku i Balenciagas

SHBA- Koleksioni më i ri i Balenciagës ka shokuar rrjetin. Në një video të fundit të TikTok nga Java e Modës në Paris, llogaria e njohur "@highsnobiety" pyeti ndjekësit nëse do ta blinin ndonjëherë byzylykun e ri të Balenciaga-s, frymëzuar nga ngjitësi që kemi të gjithë në shtëpi. Mund ta gjykoni sa të doni por ky aksesor është pjesë e koleksionit të ri "vjeshtë/dimër 2024" dhe kushton jo pak. 

Për këdo që do ta ketë në kyç, duhet që të paguajë 4.400 dollarë. 

Balenciaga shokon me byzylykun e ri!
Byrzylyku i Balenciagas

Kjo nuk është hera e parë që marka i kthen artikujt e zakonshëm, të përditshëm në një zgjedhje sartoriale. Në vitin 2022, marka zbuloi "çantën më të shtrenjtë të plehrave në botë" për koleksionin e saj Vjeshtë/Dimër 2022 atë vit. Marka lëshoi ​​gjithashtu një palë atlete të grisura dhe të pista me çmim prej 1,850 dollarësh (1,500 £) brenda të njëjtit vit, duke shkaktuar zemërim tek fansat.

Ndërsa në nëntor 2022, shtëpia e modës u përball me reagime intensive për dy fushata të diskutueshme: njëra që stilonte fëmijët me çanta ariu pelushi të frymëzuara nga BDSM dhe një tjetër që përfshinte dokumente 'SCOTUS' në lidhje me ligjet e pornografisë ndaj fëmijëve, të cilat ishin vendosur në sfondin e fotosesionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB