Qytetërim

Fobia e pazakontë e Cardi B: Komentet negative më futin frikën

Cardi gjithashtu deklaroi se ajo kurrë nuk është shkëputur nga interneti, që kur u shfaq si një yll i mediave sociale përpara se karriera e saj rep të niste në 2015.

a.l
Fobia e pazakontë e Cardi B: Komentet negative më futin frikën
Cardi B

SHBA- Reperja e njohur Cardi B ka folur së fundmi për shëndetin mendor. Në një intervistë me "Speedy Morman", Cardi tregon se kritikat e komentuesve e kanë bërë të ndihet keq, gjatë pauzës në 2023, ku për pak kohë reperja nuk publikoi asnjë projekt të ri muzikor. 

“Thjesht ndihem sikur e kam humbur veten. Njerëzit linin komente të tilla si: 'Ajo ka frikë të lëshojë një album, ajo ka frikë të heq dorë nga muzika'. Ashtu si vitin e kaluar, mezi e lashë muzikën. Është sikur kisha frikë të bëja gjithçka. Kisha frikë të dilja live, kisha frikë të postoja një foto, kisha frikë të shkoja në klub dhe pastaj të nesërmen të shihja njerëzit, çfarë do të thoshin për mua dhe gjithçka. Kisha frikë të bëja gjithçka," pranoi ajo.

Cardi gjithashtu deklaroi se ajo kurrë nuk është shkëputur nga interneti, që kur u shfaq si një yll i mediave sociale përpara se karriera e saj rep të niste në 2015, shkruajnë mediat e huaja. 

“Më pëlqen të flas për politikën dhe gjithçka. Por nga frika e komenteve kam frikë të shpreh mendimin tim. Përgatita një projekt me Ice Spice, por thjesht nuk më pëlqeu si tingëllonte. Më pëlqen rekordi, nuk më pëlqeu si tingëlloi. Ju e dini nuk është aq e lehtë sa duket… Isha sikur, 'Do të më tërheqin zvarrë dhe do ta prisnin këngën shumë keq", u shpreh ajo. 

Cardi B është një nga reperet më me shumë popullaritet dhe së fundmi ajo i është dedikuar tërësisht familjes, pasi nuk ka publikuar ende një projekt të ri muzikor./ZËRI

Poll

MOS HUMB