Qytetërim

Bajerni i Mynihut në krizë dëmtimesh, klubi merr pesë lojtarë nga skuadra e të rinjve

Vinsent Kompanija, trajneri belg i bavarezëve, është detyruar të stërvisë sot, sipas raportimeve të ‘’Gazzetta dello Sport’’, seksioni i lajmeve gjermane, shtatë lojtarë minorenë.

Redaksia Zëri
Bajerni i Mynihut në krizë dëmtimesh, klubi merr pesë
Vinsent Kompanija

MYNIH- Bajerni i Mynihut po përballet me një valë dëmtimesh me peshë: Upamekano, Ito dhe Dejvis e kanë mbyllur sezonin. Kim dhe Guerreiro nuk janë në gjëndjen më të mirë fizike.

Vinsent Kompanija, trajneri belg i bavarezëve, është detyruar të stërvisë sot, sipas raportimeve të ‘’Gazzetta dello Sport’’, seksioni i lajmeve gjermane, shtatë lojtarë minorenë: Dy prej tyre, Lenart Karl dhe Jonah Kusi-Asare, të dy 17-vjeçarë, janë pjesë e ekipit të parë prej kohësh dhe konsiderohen sulmues me një të ardhme të sigurt.

Për shkak të mungesave të shumta, këtë vit u tërhoqën në ekip të parë Kasiano Kiala (16 vjeç), kapiten i U16 të Gjermanisë; Kiavano Vijks (16), një talent i ardhur nga Feyenoord, në qendër të mbrojtjes janë përfshirë Roko Mijatoviçi (17) dhe Rafael Pavliçi (17), pjesë e akademisë së Bajernit që nga viti 2016. I shtati ishte Gerd-Hoakim Janda, 17-vjeçari i ardhur nga San Pauli.

Përfshirja masive e të rinjve në këtë fazë të sezonit reflekton më shumë krizën e dëmtimeve sesa një plan të mirëpërcaktuar për promovimin e tyre, edhe pse Bajerni ka historik shumë të mirë dhe shembuj suksesi te mbështetja e të ardhurve nga ekipet zinxhirë. Shqetësimi kryesor i Kompanisë është se cilin nga të rinjtë mund ta përdorë që në ndeshjen ndaj Interit, nëse do të jetë nevoja./ZËRI

Poll

MOS HUMB