Qytetërim

Altin Azemi, ylli zvicerano-kosovar për të cilin po flet Zvicra

Altin Azemi theu rekordin e një tjetër kosovaro-zvicerani, Valon Duzhmanit që në sezonin 2006/2007, në moshën 16-vjeç, 5 muaj e dy ditë shënoi për Kriensin.

Redaksia Zëri
Altin Azemi, ylli zvicerano-kosovar për të cilin po flet Zvicra
Altin Azemi

ZVICËR– Altin Azemi mori minuta aktivizimi me kuqezinjtë e Noshatelit të Ksamaksit (Neuchatel Xamax) në javën e fundit. Në minutën e tetëdhjetë e tetë ai zëvendësoi kosovaro-zviceranin tjetër, Liridon Mulajn.

6 minuta më pas, nga një distancë qendrore, 21 metra, jep një të djathtë elegante nga një goditje dënimi dhe dhe regjistron një rekord: në moshën 15-vjeçare, 11 muaj e 2 ditë bëhet lojtari më i ri që ka shënuar gol në Challenge League, që renditet e dyta në hierarkinë e futbollit zviceran.

Altin Azemi theu rekordin e një tjetër kosovaro-zvicerani, Valon Duzhmanit që në sezonin 2006/2007, në moshën 16-vjeç, 5 muaj e dy ditë shënoi për Kriensin.

Te Noshatel Ksamaksi, që këtë vit renditet i shtati në Challenge League, veç Azemit luajnë edhe Demhasaj, Mulaj, Hajrulau, Ramizi./ZËRI

Poll

MOS HUMB