
BRITANI E MADHE- Duket se Princi Harry nuk po rri dot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa anëtarët e familjes mbretërore në Britani po përballen me probleme shëndetësore. Sipas revistës "Closer", e cila ka cituar një burim të afërt me djalin më të vogël të mbretit Charles, Harry dëshiron të ribashkohet me familjen e tij.
Mes shqetësimeve për babanë dhe Kate, burimi pretendon se Harry po mendon madje të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar. Në fakt, i njëjti burim shprehet se ai është thellësisht i prekur dhe është gati së bashku me Meghan Markle të ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen e tyre.
“Harry është njeriu më i lumtur që kam takuar ndonjëherë. Edhe pse ka ndodhur shumë, momente si ky i kujtojnë atij se jeta është e shkurtër dhe familja është e rëndësishme. Ai tani mendon për gjërat ndryshe dhe ka ende një dashuri të thellë për babanë dhe Kate. Nuk do hezitonte të kthehej pas që t'i ndihmonte,”- tha burimi.
-
-
Mbreti Charles do të shtrohet në spital, vuan nga prostata
17 Janar, 16:48
Familja "Sussex" është larguar nga Britania e Madhe që në vitin 2020. Por tani situata është ndryshe, si Mbreti Charles ashtu edhe Princesha Kate janë në spital, me Kate që po shërohet nga operacioni abdominal dhe Charles do t'i nënshtrohet një operacioni për prostatën./ZËRI