
SHBA- Karlos Alkarazi foli me respekt dhe një sinqeritet për mungesën e rivalit të tij Janik Siner, deri më tani. Numri një i Botës pritet të rikthehet në fushë në turneun e Romës.
Numri dy, Alkarazi, në një intervistë për Sky Sport, pranoi se mungesa e Sinerit ka qenë një humbje për gjithë botën e tenisit, duke thënë se "është e vështirë për turnetë dhe lojtarët, sepse nuk na lejon të japim 100%". Ai shprehu se edhe nga pikëpamja personale do ta dëshironte në fushë, për motivim.
Pas një fillimi të vështirë të vitit 2025, Alkarazi rikuperoi me një titull në Montekarlo dhe një finale në Barcelonë, ndërsa shpreson që rivaliteti me Sinerin të rifillojë së shpejti dhe të shkruajnë së bashku historinë e turneve të vitit 2025. Spanjolli theksoi se është fizikisht mirë pas dy javësh të ngarkuara dhe është në pritje të rezultateve të kontrolleve mjekësore, edhe pse ndjen se gjithçka është në rregull./ZËRI