Qytetërim

Deklarata e Inzagit e ndez edhe më shumë kampionatin

Ai u shpreh se Interi duhet të mësojë të përballojë edhe gabime të mundshme arbitrare, duke thumbuar sistemin e gjykimit drejtpërsëdrejti

Redaksia Zëri
Deklarata e Inzagit e ndez edhe më shumë kampionatin
Filippo Inzaghi

ITALI- Napoli dhe Interi tani janë me pikë të barabarta. Interit i duhet të zgjidhë llogaritë me Barcelonën në Ligë kampionesh, me Milanin në finale Kupe dhe me një kalendar më të vështirë, me Romën, javën e ardhshme. Këtë situatë e di mirë trajneri

Inzagi, i cili e tensionoi edhe më garën dykrerëshe, pas humbjes në minutën e fundit në Bolonja, me rovjeshatën e Orsolinit. Ai e komentoi me keqardhje golin vendimtar të shënuar nga bolonjezët duke vënë në dyshim rregullsinë e rivënies nga ku nisi aksioni, e cila sipas tij u ekzekutua 12-13 metra përpara vendit të duhur. Inzaghi e pranoi zhgënjimin, por theksoi se skuadra e pati bërë plotësisht detyrën e saj.

Ai u shpreh se Interi duhet të mësojë të përballojë edhe gabime të mundshme arbitrare, duke thumbuar sistemin e gjykimit drejtpërsëdrejti. Më tej shtoi se shpreson të rikuperojë lojtarët e dëmtuar: Turamin, Zielinskin dhe Dumfrisin, për sfidën kundër Romës. Garën për titull e konsideroi të hapur duke theksuar se as për Interin dhe as për Napolin nuk do të jetë rrugë e lehtë deri në fund të kampionatit./ZËRI

Poll

MOS HUMB