
ITALI- Xhuzepe Farina ish-presidenti i Milanit, i njohur ndryshe si Xhiusi, vdiq dje në moshën 92-vjeçare. Ai e drejtoi klubin e Milanit nga viti 1982 deri në vitin 1986, përpara se ta dorëzonte në duart e Silvio Berluskonit.
Xhiusi Farina lindi në Gambelara, në provincën e Viçenzës, në vitin 1933. Ai do të mbushte 92 vjeç në korrik. Karriera e tij është e pasur me drejtime klubesh. Përveç Milanit, ai ka drejtuar edhe skuadra si Padova dhe Vicenza. Në sezonin 1977-78 arriti një vend të dytë historik në Serinë “A”, me Paolo Rosin, ish-kampionin e Botës, që shënoi 24 gola. Gjatë karrierës së tij Xhiusi ka qenë në krye të 12 skuadrave të ndryshme si president, çfarë i kishte dhënë përvojë të pamatë.
Farina mori drejtimin e Milanit më 19 janar 1982, në një kohë të vështirë për klubin. Ai zëvendësoi trajnerin Xhixhi Radice me Italo Galbiatin, por skuadra ra në Serinë “B”. Nën drejtimin e Ilario Kastanjer, Milani u rikthye menjëherë në elitë, por sezoni pasues ishte zhgënjyes dhe Kastanjer u shkarkua.
Në vitin 1986, për shkak të problemeve financiare, Farina dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga Rozario Lo Verde. Po atë vit, më 20 shkurt 1986, Silvio Berluskoni bleu klubin, shleu borxhet dhe e shpëtoi Milanin nga falimentimi për të shkruar një histori të re të klubit./ZËRI