
SHBA- Teoria e konspiracionit më "in" e momentit në TikTok është ajo lidhur me kukullat Labubu. Teoritë rreth lodrave jashtëzakonisht të njohura që supozohet se kanë origjinë djallëzore po bëhen virale në mediat sociale, me disa që pretendojnë se Labubu bazohen në demonin Pazuzu.
Por a ka ndonjë të vërtetë në këto teori konspirative? Pse njerëzit mendojnë se 'Kukullat Labubu' janë demonike?
Kukullat Labubu janë një koleksion lodrash të dizenjuara nga artisti me bazë në Hong Kong, Kasing Lung, të cilat duken si lepuj të vegjël djallëzorë. Kukullat janë bërë virale në mediat sociale. Lung ka thënë në intervista se dizajni i kukullave është frymëzuar nga folklori nordik, konkretisht nga historitë për elfët. Por rrjeti ka tjetër version!
Disa influencerë pretendojnë se folklori nordik është pagan dhe për këtë arsye, mund të konsiderohet edhe demonik. Një shembull i hershëm i kësaj teorie ndodhi në nëntor 2024, kur një ekzorcist u shfaq në një podcast dhe tha se kukullat nuk duhet të blihen nga të krishterët nëse ato përfaqësojnë demonë.
Disa të tjerë pretendojnë se dizajni i kukullave bazohet tek Pazuzu.
Një nga shembujt më viralë që pretendojnëse se kukullat Labubu janë demonike vjen nga TikTokeri "Nocorious". Ajo gjen lidhje me demonin mesopotamian Pazuzu. Videoja sugjeron një lidhje midis të dyve, sikur Labubu të ishte bazuar në Pazuzu.
*Pazuzu është një demon mesopotamian, konkretisht mbreti i demonëve të erës. Ai njihet për aftësinë e tij për të larguar demonin Lamashtu, i cili besohej se dëmtonte nënat dhe fëmijët.
Nuk ka prova që sugjerojnë se Labubu bazohej te Pazuzu. Shumë madje kanë theksuar se imazhi i Pazuzu-s i gjeneruar nga inteligjenca artificiale nuk i ngjan në asnjë mënyrë vizatimeve tradicionale të Pazuzu-s. Por këtu futet seriali i famshëm "The Simpsons".
Parashikimi
Me trendin Labubu që po bëhet një fenomen global, kërkesa ka ardhur në rritje gjatë muajve të fundit. Lodrat prej pelushi, të cilat nuk mund të kushtonin më shumë se disa dollarë, tani janë shndërruar në një luks falë personazheve të famshëm. Por edhe për këtë rast, duket se "The Simpsons" kishin bërë një parashikim. Pamjet e ndara nga llogaria e Walt Motivates në Instagram, duket një skenë ku familja merr një statujë të frikshme si dhuratë. Homeri, personazhi kryesor, pushtohet nga statuja e quajtur Pazuzu - një emër që rimon me Labubu.
Edhe pse duket se nuk ka ngjashmëri midis pamjes së statujës dhe kukullës Labubu, klipi që lë shumë hapësirë për diskutim./ZËRI