Qytetërim

A është apo jo shtatzënë? Bora Zemani vë pikat mbi “i”!

Kujtojmë se vetë moderatorja ngriti dyshimet me promon e puntatës së dytë të emisionit të saj "Cherry on Top".

f.t
A është apo jo shtatzënë? Bora Zemani vë pikat mbi
Bora Zemani

TIRANË-Një dita pas lajmit, moderatorja Bora Zemani ka sqaruar se nuk është shtatzënë. Në emisionin e saj, ajo lexoi disa komente të ndjekësve ku një prej tyre i kërkon të mos mbajë duart te barku.

“Një qershi e kuqe, mos s’mbaj duart te barku se na fiksove tani”, ishte komenti.

"Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë. Nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë do e tregoj sepse një lumturi kaq e madhe nuk mbahet vetëm për vete”, u përgjigj ajo.

Kujtojmë se vetë moderatorja ngriti dyshimet me promon e puntatës së dytë të emisionit të saj "Cherry on Top". Duke mbajtur duart në bark, me një buzëqeshje në fytyrë ka ndarë lajmin e bukur. Bora Zemani dhe Donald Veshaj u fejuan që në dhjetor kur moderatorja i tha "po" mes lotësh partnerit të saj gjatë premierës së filmit “5 herë jo”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB