Qytetërim

VD- Babai më “i keq” i vitit, Neymar luan “poker” teksa fryn qirinjtë për ditëlindjen e vajzës

Braziliani është filmuar duke luajtur poker online teksa festonte me ish-partneren e tij Bruna Biancardin, gjatëmujorin e lindjes së vajzës së tyre.

f.t
VD- Babai më “i keq” i vitit, Neymar luan “poker”
Bruna Biancardin, Neymar dhe vajza e tyre

BRAZIL- Një video e Neymar po bën xhiron e rrjetit, ka marrë vëmendje dhe është komentuar gjithandej. Këtë herë jo për shkëlqimin e futbollistit në fushë, as për skandalet me femra nëpër klube nate, por për një gjest të tij në ditën e lindjes së vajzës së tij, Mavie.

Braziliani është filmuar duke luajtur poker online teksa festonte me ish-partneren e tij Bruna Biancardin, gjatëmujorin e lindjes së vajzës së tyre. Neymar si duket nuk ishte i vëmendshëm edhe në momentin më kulminant. Teksa po i këndonin vajzës së tyre në mesin e shumë të ftuarve, Neymar me një dorë mbante vajzën dhe me tjetrën luante poker, një gjest që është “kryqëzuar” në rrjet nga fansat e tij.

Kujtojmë se përpara se të transferohej në ekipin arab nga PSG-ja, sulmuesi pranoi se planifikon të bëhet profesionit në poker, pasi të jetë pensionuar./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB