Qytetërim

Shuhet Roberto Cavalli!

Vitet e fundit i kaloi me gruan, Sandra Nilsson, 40 vjet më e re dhe me familjen e tij shumë të madhe: 5 fëmijë dhe 17 nipër e mbesa.

k.m.
Shuhet Roberto Cavalli!
Roberto Cavalli

ITALI- Shuhet Roberto Cavalli! Stilisti i njohur me famë botërore është ndarë nga jeta sot në moshën 83-vjeçare. Dizajneri la pas gjashtë fëmijë, më i vogli prej të cilëve, Giorgio, vetëm një vjeç, të cilin e solli në jetë me partneren e tij suedeze Sandra Nilsson. Arti ka qenë gjithmonë në ADN-në e Roberto Cavallit, pasi gjyshi i tij ishte një piktor i lëvizjes Macchiaioli dhe veprat e tij janë ekspozuar ende në "Uffizi". Cavalli, si i ri, ndoqi edhe profesionin e tij artistik: studioi në Institutin Shtetëror të Artit në Firence, i specializuar në aplikimet tekstile të pikturës. Punimet e tij tërhoqën vëmendjen e emrave të mëdhenj të modës franceze, si Hermès dhe Pierre Cardin, por kapërimi i madh ndodhi vetëm kur në vitin 1970, kur ai prezantoi koleksionin e parë me emrin e tij në Salon du Prêt-à-Porter në Paris. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje.

Gratë, tigrat dhe panterat e Roberto Cavallit

Shuhet Roberto Cavalli!

Shuhet Roberto Cavalli!

Shuhet Roberto Cavalli!

Shuhet Roberto Cavalli!

Cavalli solli një stil të ri joshës dhe të guximshëm, xhinse të grisura, lara-lara, lëkurë, por marka e tij u bë e njohur për printet e kafshëve. Ashtu i imagjinonte gratë që do i vishnin rrobat e tij, si luanesha, pantera, tigresha, simpatike dhe të egra. Që në fillim, marka Cavalli u shoqërua me idenë e luksit, pasurisë dhe hedonizmit. Cavalli hapi butikun e tij të parë në Saint-Tropez, destinacioni më ekskluziv i pushimeve për VIP-at, në vitin 1972. Moda e tij e guximshme dhe super magjepsëse përcaktoi stilin e viteve '90. Nëse motoja e Coco Chanel ishte "pak është më shumë" (Less is more), motoja e Roberto Cavalli ishte "më shumë është më shumë" (More is more). Në koleksionet e tij transgresive, mëndafshi kombinohet me lëkurë, kamosh dhe xhins.

Klientë VIP, nga Lenny Kravitz te Shakira

Edhe në vitet 2000 Roberto Cavalli ishte stilisti më i dëshiruar nga të famshmit: ai mburrej me klientët si Lenny Kravitz, Madonna, Drew Barrymore, deri te Christina Aguilera, Victoria Beckham dhe Sharon Stone. Të gjithë donin të vishnin Cavalli, sepse ai shprehte entuziazmin dhe optimizmin e mijëvjeçarit të ri. Cavalli gjithashtu punoi me Hugh Hefner, themeluesin e Playboy, për të rikrijuar uniformat e lepurushëve. Në vitin 2010 Shakira e zgjodhi atë për ta veshur në skenë në Johanesburg, ku ajo këndoi himnin e Kupës së Botës të Futbollit të Afrikës së Jugut 2010. E mbani mend kostumin e "Waka Waka"? Ai mbante nënshkrimin Roberto Cavalli.

Bashkëpunime, nga H&M tek Coca-Cola

Në kulmin e suksesit, koleksionet e dizajnuara nga Roberto Cavalli filluan të shumohen: krahas linjës kryesore, u zhvilluan markat RC Menswear dhe më pas linja e re Just Cavalli. Marka Cavalli varionte nga veshjet tek aksesorët, nga syzet e diellit te orët, nga të brendshmet tek pijet. Në fillim të viteve 2000, adoleshentët çmendeshin për xhinset Angels & Devils. Në vitin 2007, pavarësisht dyshimeve, Roberto Cavalli nënshkroi një bashkëpunim me gjigantin e "fast fashion" H&M. Një vit më pas ai "veshi" kanaçet e Coca-Cola Light. 

Por edhe pas lamtumirës së tij në pasarela, Roberto Cavalli nuk pushoi kurrë së dizajnuari dhe krijuari. Vitet e fundit i kaloi me gruan, Sandra Nilsson, 40 vjet më e re dhe me familjen e tij shumë të madhe: 5 fëmijë dhe 17 nipër e mbesa./ZËRI

Poll

MOS HUMB