
SEUL- Ylli i "Squid Game" O Yeong-su është shpallur fajtor për sjellje të pahijshme seksuale. Vendimi është marrë nga një gjykatë në Korenë e Jugut, pasi aktori 79-vjeçar u dënua për ngacmim të një gruaje në dy raste të veçanta në vitin 2017. Për sulmet seksuale, ai është dënuar me 8 muaj burg dhe më pas, do të urdhërohet për ndjekur 40 orë mësime për dhunën seksuale.
Gjyqtari Jeong Yeon-ju doli në përfundimin se akuzat për sulmin kishin baza dhe se deklaratat që ishin bërë, nuk mund të tregoheshin pa i përjetuar. Yeong-su u akuzua në vitin 2022 kur një aktore e akuzoi atë se e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme teksa ishin në një turne dhe ngjarja kishte ndodhur sërish kur ishin gjendur para shtëpisë së saj. Aktorja nuk është identifikuar nga mediat vendase për publikun.
Megjithatë, aktori ka mohuar me forcë dhe publikisht akuzat ndaj tij, duke këmbëngulur se ai thjesht i kishte mbajtur dorën aktores në fjalë. Në atë kohë, Yeong-su tha se i kishte kërkuar falje gruas.
Vetëm disa muaj para se Yeong-su të akuzohej për sulm seksual, ai u bë aktori i parë koreano-jugor që fitoi një Golden Globe dhe, në ë njëjtin vit, ai u nominua edhe për një çmim Emmy. Yeong-su mendohej gjerësisht se ishte një nga aktorët më të suksesshëm të Koresë së Jugut - derisa ndaj tij u ngritën akuzat.
Pas dënimit, Ministria e Kulturës e Koresë së Jugut tërhoqi menjëherë një reklamë televizive qeveritare që shfaqte Yeong-su, e po ashtu, ai nuk do të jetë pjesë e kastit të "Squid Game 2"./ZËRI