Qytetërim

Aktori Gent Kame zbulon 'sekretin' e dashurisë: Kur e njoha, bashkëjetoja me një grua tjetër, edhe ajo ishte e lidhur

Genti Kame tha se në momentin kur ka njohur dhe ëshët dashuruar me bashkëshorten e tij aktuale, ishte duke bashkëjetuar me një tjetër person.

k.m.
Aktori Gent Kame zbulon 'sekretin' e dashurisë: Kur e njoha,
Genti Kame

TIRANË- Aktori shqiptar, Genti Kame ka treguar më shumë detaje lidhur me jetën e tij personale dhe marrëdhënien me atë që është sot bashkëshortja e tij, Yolaine d' Aboville. Gjatë fjalës së tij në një intervistë të dhënë për emisionin "Quo Vadis", Genti Kame tha se në momentin kur ka njohur dhe ëshët dashuruar me bashkëshorten e tij aktuale, ishte duke bashkëjetuar me një tjetër person. Po ashtu, edhe e shoqja ishte në një marrëdhënie.

E gjithë situata e tyre shkaktoi reagime, por e përfundoi me një fund të lumtur. 

"Me pak fjalë unë bashkëjetoja me dikë në atë moment, ajo ishte me dikë tjetër, po unë u dashurova me të dhe kështu shkuan gjërat pak nga pak. Dhe kështu shkuan gjërat pak nga pak. Ishte shumë e fortë. Ne duheshim shumë. Ishte dashuri me shikim të parë. Për familjen e saj ishte padyshim e vështirë që t'ja bënim prezent vendimin. Unë isha aktor, shqiptar, me pasaportë të një vendi tjetër dhe jeton me dikë tjetër. Ata janë njerëz me shumë kulturë dhe i thanë që shpresojmë që t'i të dish të zgjedhësh dhe ai të dijë të zgjedhë. Kaluan disa kohë sa e zyrtarizuam raportin...kaluan disa vite,"-tha në fjalën e tij, Kame.

Kame është i martuar me një konteshë franceze, prej disa vitesh ai është vendosur në fshatin Ibë në një shtëpi buze lumit të Erzenit së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Gruaja Yolaine d'Aboville Kame është një konteshë franceze nga familja e mbretit Luigji i VI, e cila në shkëmbim të celebrimit me një djalë me gjak jo mbretëror u detyrua të braktiste titullin e familjes./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB