
TIRANË- Lidhja e këngëtarit të njohur Bradhi Idrizi me Sara Gjordenin, mes duket po bëhet serioze.
Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ku u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin, çifti kanë vazhduar romancën e tyre, madje në rrjet u përfol se ata tashmë kanë nisur të bashkëjetojnë së bashku.
Mirëpo mesa duket Bardhi po e mban fjalën e dhënë në “BBVIP”, që Sara do jetë nëna e fëmijëve të tij, pasi së fundmi ai është takuar me vëllain e modeles.
“Mu bë vëllai shok me burrin, direkt miq. Çfarë po ndodh?” – ka shkruar modelja krahas fotos me Bardhin dhe kushëririn e saj, pasi Sara ka pranuar se ka humbur dy vëllezër.

Kujtojmë që Sara pas daljes nga “BBVIP” ka takuar edhe nënën e këngëtarit, e cila ishte në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
