Qytetërim

Me 175 mln paundë në llogari, Harry Styles kryeson listën e më të pasurve nën 30 vjeç në MB

Harry Styles theu shifrën prej 150 milionë paundësh për herë të parë në vitin 2023 falë “Love On Tour” të tij, i cili fitoi 508 milionë paundë.

E.K
Me 175 mln paundë në llogari, Harry Styles kryeson listën e
Harry Styles

BRITANI- Harry Styles është shpallur njeriu më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën 30 vjeç për të dytin vit radhazi me një pasuri prej 175 milionë paundë. Sipas Heat's Rich List, Dua Lipa është në vendin e dytë me 82.5 milionë paundë, ndërsa Niall Horan është në vendin e tretë me 60.4 milionë paundë.

Harry Styles theu shifrën prej 150 milionë paundësh për herë të parë në vitin 2023 falë “Love On Tour” të tij, i cili fitoi 508 milionë paundë.

Suksesi i tij muzikor mbështetet gjithashtu nga një marrëveshje me pesë filma me Marvel për të luajtur Eros Starfox.

Siç raporton Daily Mail, ai gjithashtu ka një karrierë të suksesshme modelingu me një marrëveshje prej 8 milionë paundësh me shtëpinë e famshme Gucci, ndërsa promovon edhe linjën e tij të kujdesit të lëkurës ‘Pleasing’.

Në vendin e katërt është Liam Payne me 49.4 milionë paundë, i ndjekur nga Zayn Malik me 38.5 milionë paundë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB