Qytetërim

Rebeshi në Shkodër ndërpret ndeshjen Shqipëri-Islandë për femra

Reshjet e dendura të shiut në Shkodër e bënë të paamundur vazhdimin e ndeshjes Shqipëri-Islandë për femra. Sfida u pezullua.

D.XH
Rebeshi në Shkodër ndërpret ndeshjen Shqipëri-Islandë
Stadiumi Loro Borici

SHKODËR – Ndeshja e kthimit mes Shqipërisë dhe Islandës për femrat, e cila po luhej në stadiumin “Loro Boriçi” është pezulluar, për shkak të reshjeve të shumta të shiut.

Fusha e blertë nuk ka arritur dot ta kullojë nivelin e lartë të shiut, duke e pamundësuar zhvillimin e sfidës.

Edhe pse disa punonjës të fushës janë përpjekur ta pastrojnë shiun edhe me fshesa, sërish nuk pati rezultat.

Disa prej tifozëve, që po shikonin ndeshjen, kanë transmetuar pamjet nga sfida, kur uji pengonte futbollistet të luanin.

Kur u ndërpre, sfida mes Shqipërisë dhe Islandës për femra ishte 0:0. Ndeshja e parë në Irlandë ka përfunduar 5:1 për vendaset./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB