Qytetërim

17-vjeçarët tanë ngecin në mëmëdhe

Më 25 maj, në Elbasan, kombëtarja do të takohet me të rinjtë francezë.

Redaksia Zëri
17-vjeçarët tanë ngecin në mëmëdhe
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kualifikimi si vend organizator në Evropianin e 17-vjeçarëve nuk po sjell dot suksesin e shumëpritur për kuqezinjtë e të ardhmes. Në dy ndeshjet e para, më 19 maj ndaj 17-vjeçarëve të Portugalisë dhe më 22 maj ndaj 17-vjeçarëve të Gjermanisë, ka sjellë 8 gola të pësuar, asnjë të shënuar dhe dy humbje për shqiptarët. Më 25 maj, në Elbasan, kombëtarja do të takohet me të rinjtë francezë.

Pritshmëritë këtë herë janë të ulëta. Edhe pse asnjë 17-vjeçar i grumbulluar nuk luan në futbollin vendas, asnjë prej tyre nuk ka mundur të shpërthejë deri më tani në turneun e rëndësishëm evropian. Skuadra e trajnerit Italian Tedesko, në një farë mënyre, pavarësisht vështirësive të ditura të t’u përballurit me talentet më të mëdha të Botës, nuk po ia del të sjellë aspak prej versionit më të mirë të vetes.

Edhe lojtarë të spikatur si bomberi Kulla, Myrtaj i Totenhamit apo Gjoka, Sheji e Llana, nuk po tregohen dot të vendosur në mesfushë dhe sulm që të zhbllokohen./ZËRI

Poll

MOS HUMB