
SHBA- Oklahoma Siti Thander, të udhëhequr nga lojtari më i mirë i sezonit, Shaj Gildzhus-Aleksandër, fituan me rezultat 118-103 ndaj Minesota Timberuolvesit në ndeshjen e dytë të finales së Konferencës Perëndimore. Në total ata kaluan në epërsi 2-0 me ndeshje. Gildzhus-Aleksandër shkëlqeu me 38 pikë dhe 8 asistime dhe udhëhoqi skuadrën e tij, e cila edhe këtë herë u mbështet në një mbrojtje të hekurt.
Oklahoma neutralizoi sulmin e Uolvesit dhe ruajti kontrollin e plotë të ndeshjes.
Trajneri Mark Deinjollt po e ndërton suksesin e skuadrës mbi një mbrojtje të organizuar dhe efikasitet në kundërsulm, ndërsa përveç Gildzhus-Aleksandërit, edhe Xhejlen Uilliams e Çet Holmgren shënuan mbi 20 pikë. Edhe pse Oklahoma Siti pati një performancë të dobët në gjuajtjet për tri pikë (9/33), ata përfituan nga mungesa e disiplinës dhe ideve në lojën e Minesotës.
Uolves, të cilët më parë janë mbështetur kryesisht në dominimin fizik nën kosh në seritë e mëparshme, kësaj here dështuan ta përballojnë intensitetin e Thander. Xhulius Rendëll zhgënjeu dhe Rudi Gober u tregua pa dobi në sulm. Ndeshja nisi me një ndërprerje për shkak të një përplasjeje aksidentale që dëmtoi gjyqtarin Skot Foster.
Thander morën epërsinë në pjesën e parë dhe nuk e lanë më kontrollin.
Minesota u përpoq të qëndronte në lojë me ndihmën e rezervave, por diferencën e bëri ekzekutimi më i mirë i Thander, veçanërisht në gjuajtjet e lira dhe në tranzicion. Uolves, ashtu si në ndeshjen e parë, nuk arritën të përballojnë goditjen e parë dhe u shpërbënë emocionalisht. Tani janë me shpinë pas muri në ndeshjen e tretë, e cila u jep shumë presion dhe do të zhvillohet të shtunën në Mineapolis. Një humbje tjetër do të thotë praktikisht fundi i ëndrrës për finalet./ZËRI