
TURQI- Një tjetër çifti i njohur po shkon drejt divorcit. Këngëtarja Ajsel Abazi dhe futbollisti Eros Grezda kanë ngritur dyshimet për një ndarje. Në një vëzhgim të bërë në rrjetet e tyre sociale, vihet re se në profilin zyrtar të këngëtares mungojnë fotot në çift. Nga ana tjetër, futbollisti mban foto kryesore atë me djalin e tyre Kian që erdhi në jetë në qershor të vitit 2023.
Sakaq çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Por, Ajsel ende mban mbiemrin e futbollistit në rrjetit social.

Nuk dimë nëse bëhet fjalëpër një krizë, divorc, apo ndarje por dimë të themi se sot rrjetet sociale janë bërë një tregues i mirë i marrëdhënieve mes njerëzve dhe një "unfollow", flet shumë./ZËRI