Qytetërim

Zbulohet lidhja e Arta Kabashit, me aktorin që e ‘lakmojnë’ të gjitha vajzat

Arta ka thënë se brenda shtëpisë ia ka treguar Meritonit lidhjen

E.K
Zbulohet lidhja e Arta Kabashit, me aktorin që e
Arta Kabashi

TIRANË- Këngëtarja Arta Kabashi, e cila u bë pjesë e aventurës në Big Brother, duket se është në një lidhje dashurie me aktorin Blerim Destani.

Ish-banorja e BBV3 kishte konfirmuar se ishte në një romancë, por nuk zbuloi identitetin e partnerit.

Arta Kabashi ishte shprehur se i dashuri i saj ishte personazh publik, por pa zbuluar më shumë detaje.

“Po ia kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër, sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur”, tha këngëtarja në Pardon My French.

Ndërsa theksoi: “Ajo që mund të them është se nuk është nga bota e muzikës”.

Zbulohet lidhja e Arta Kabashit, me aktorin që e
Blerim Destani

Por sipas, Revista Kosovarja, Arta Kabashi është në një romancë me aktorin. Media kosovare raportohet se ata janë në një lidhje të qëndrueshme prej kohësh./ZËRI 

Poll

MOS HUMB