Qytetërim

UEFA vendos: Kosova humb 'në tavolinë' ndeshjen e braktisur me Rumaninë

UEFA vendosi se Kosova është përgjegjëse për braktisjen e ndeshjes kundër Rumanisë, ndaj dhe vendosi që takimi të përfundonte me rezultatin 3:0.

k.m.
UEFA vendos: Kosova humb 'në tavolinë' ndeshjen e braktisur
Pamje nga ndeshja

PRISHTINË- UEFA ka marrë sot vendimin për t'i dhuruar fitoren në tavolinë skuadrës së Rumanisë, duke ndëshkuar kështu Kosovën. Shtëpia evropiane e futbollit, vendosi se Kosova është përgjegjëse për braktisjen e ndeshjes kundër Rumanisë, ndaj dhe vendosi që takimi të përfundonte me rezultatin 3:0. Por përveç humbjes, Kosova është gjobitur me 6 mijë euro, ndërsa Rumania me 128 mijë euro për koret raciste të tifozëve. Këta të fundit do të mungojnë edhe në disa ndeshje të kombëtares.

Vendimi i UEFA:

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit 50,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e stadiumit të Federatës Rumune të Futbollit gjatë  ndeshjes së ardhshme në të cilën Federata Rumune e Futbollit do të luajë si pritëse për shkak të thirrjeve raciste dhe/ose sjelljeve diskriminuese të mbështetësve të saj (në lidhje me thirrjet ksenofobike antihungareze).

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 30,000 euro për transmetimin e mesazheve provokuese politike të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 9000 euro për hedhjen e sendeve.

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 4500 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 8000 euro për përdorimin e lazerëve.

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 12.500 euro për shkak të trazirave gjatë himnit kombëtar.

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 14 mijë euro për bllokimin e rrugëve publike.

Të paralajmërojë Federatën Rumune të Futbollit për sjelljen e pahijshme të ekipit të saj.

-Akuza ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës: Refuzimi për të luajtur (sjell humbje)

Në ndeshjen e fundit për Ligën e Kombeve, lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha në minutën e 92-të, për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumunë në Arenën Kombëtare në Bukuresht. Kjo pasi tifozët rumunë bënë provokime me thirrje si “Kosova është Serbi”. Deri në momentin që Kosova la fushën e blertë, ndeshja ishte me rezultatin 0-0. Pas vendimit të UEFA-s, Kosova listohet e dyta, ndërsa Rumania qëndron e para./ZËRI

Poll

MOS HUMB