
SHBA- Vdekja e aktorit fitues të çmimit Oscar, Gene Hackman dhe gruas së tij Betsy Arakawa mbetet ende mister. Sipas hetimeve të fundit, rrjedhja e gazit nuk ishte shkaku i vdekjes. Kompania e gazit New Mexico konfirmoi se nuk ka pasur rrjedhje gazi apo monoksid karboni në shtëpinë e çiftit, tha në një deklaratë të martën Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe.
Kompania, megjithatë, gjeti një "rrjedhje të vogël" në një nga ndezësit e sobës dhe katër shkelje të zbatimit të kodit për instalimin e çakmave dhe sistemit të ngrohjes gjatë hetimit të saj më 26 shkurt, sipas deklaratës.
"Këto rezultate nuk besohet të jenë një faktor në vdekjen e Gene Hackman, Betsy Arakawa ose qenit të tyre", vuri në dukje zyra e sherifit. Por informacioni iu transmetua Zyrës së Hetuesit Mjekësor.
Hackamn, dyshohet se ka ndërruar jetë më 17 shkurt, ndërsa ende nuk ka të dhëna rreth gruas së tij. Sipas zyrtarëve, ata nuk kanë lëndime të jashtme, duke përjashtuar mundësinë se ata janë dhunuar. Aktori dhe gruaja u gjetën të vdekur më 27 shkurt në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico.
Rrethanat e vdekjes së tyre janë ende mister.
Aktori fitues i çmimit Oscar, i cili shkëlqeu në botën e kinemasë për më shumë se 60 vjet, dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në rrethana të dyshimta. Punëtorët e mirëmbajtjes gjetën trupat e çiftit në shtëpinë e tyre të mërkurën, së bashku me një nga tre qentë e tyre. Zyrtarët shprehen se rezultatet e autopsisë mund të zgjasin disa javë. Vdekja e tyre ka shoikuar fansat e filmave në mbarë botën dhe kanë dërguar valë tronditëse në Hollywood dhe New Mexico, ku çifti ka jetuar për dekada./ZËRI