
SHBA- Vdekja e autorit Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij Betsy Arakawa ka ngritur mjaft dyshimet. Autoritetet amerikanë kanë përjashtuar mundësinë se çifiti ka humbur jetën për shkak të helmimit me monoksid karboni. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ata kanë rezultuar negativë nga testet për monoksid karboni. Hackamn, dyshohet se ka ndërruar jetë më 17 shkurt, ndërsa ende nuk ka të dhëna rreth gruas së tij. Sipas zyrtarëve, ata nuk kanë lëndime të jashtme, duke përjashtuar mundësinë se ata janë dhunuar. Aktori dhe gruaja u gjetën të vdekur më 27 shkurt në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico.
Rrethanat e vdekjes së tyre janë ende mister.
Aktori fitues i çmimit Oscar, i cili shkëlqeu në botën e kinemasë për më shumë se 60 vjet, dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në rrethana të dyshimta. Punëtorët e mirëmbajtjes gjetën trupat e çiftit në shtëpinë e tyre të mërkurën, së bashku me një nga tre qentë e tyre. Zyrtarët shprehen se rezultatet e autopsisë mund të zgjasin disa javë. Vdekja e tyre ka shoikuar fansat e filmave në mbarë botën dhe kanë dërguar valë tronditëse në Hollywood dhe New Mexico, ku çifti ka jetuar për dekada./ZËRI