Qytetërim

Mbyllet cikli pas 21 vitesh, nga 5 maji nuk ka më "Skype" - cila platformë po e zëvendëson?

Skype u shfaq në vitet 2000 si një platformë revolucionare që lejoi përdoruesit të komunikojnë falas, duke anashkaluar kompanitë telefonike.

k.m.
Mbyllet cikli pas 21 vitesh, nga 5 maji nuk ka më "Skype" - cila
Skype

SHBA- Microsoft njoftoi të premten se shërbimi më i njohur i komunikimit "Skype" do të mbyllet më 5 maj, pas 21 vitesh që përdoret. Tani, kompania po u kërkon përdoruesve të kalojnë në aplikacionin falas "Teams", i cili do të zëvendësojë Skype.

Skype u shfaq në vitet 2000 si një platformë revolucionare që lejoi përdoruesit të komunikojnë falas, duke anashkaluar kompanitë telefonike.

Megjithatë, në epokën e pajisjeve mobile, ajo nuk arriti të ruajë vrullin e saj dhe gjatë pandemisë nuk pati rimëkëmbje. Me bollëkun e aplikacioneve të komunikimit të disponueshme sot, shumë e kanë harruar ekzistencën e këtij aplikacioni.

“Kemi mësuar shumë nga Skype gjatë viteve dhe e kemi përfshirë në Teams. Tani, është koha për t'u fokusuar në një platformë për të thjeshtuar përvojën e përdoruesit dhe për të inovuar më shpejt,"- tha për CNBC Jeff Tipper, president i Microsoft 365.

Në ditët në vijim, Microsoft do t'i lejojë përdoruesit të identifikohen në Teams me kredencialet e tyre në Skype dhe kontaktet dhe bisedat e tyre do të transferohen automatikisht. Njëkohësisht do të sigurohet mundësia e eksportimit të të dhënave, ndërsa abonimet mujore në Skype do të hiqen. .

Një histori suksesi dhe ndryshimi

Në vitin 2004, aplikacioni kishte 11 milionë përdorues të regjistruar dhe në 2005 eBay e bleu kompaninë për 2.6 miliardë dollarë, kur përdoruesit kishin shkuar në 54 milionë. CEO i atëhershëm i eBay, Meg Whitman, shpresonte që Skype të përmirësonte transaksionet midis shitësve dhe blerësve, por kjo strategji nuk funksionoi.

Në vitin 2009, në mes të një krize ekonomike, eBay vendosi të heqë dorë nga Skype. Në vitin 2011, Microsoft bleu Skype për 8.5 miliardë dollarë. CEO i atëhershëm i kompanisë, Steve Ballmer, donte ta integronte aplikacionin në produktet kryesore si Lync, Windows Live Messenger, Windows Phone dhe Xbox. Edhe pse Skype arriti në 170 milionë përdorues në muaj, ai kurrë nuk i kapi 1 miliardë përdorues aktivë.

Kështu, me vendimin e Microsoft për t'u fokusuar në Teams, Skype më në fund po mbyll një cikël dy dekadash, duke lënë gjurmë në historinë e komunikimit dixhital./ZËRI

Poll

MOS HUMB