Qytetërim

Stresi, Noizy dhe Dj Crax dënohen me gjoba të majme për rrahjen e Medi Isenit

Protagonistët e ngjarjes kanë dalë para Gjykatës së Pejës, ku edhe u është komunikuar dënimi me gjobë dhe më pas janë lënë të lirë.

k.m.
Stresi, Noizy dhe Dj Crax dënohen me gjoba të majme për rrahjen e
Noizy, Stresi dhe Medi Iseni

PEJË- Reperët Stresi, Noizy dhe Dj Crax janë dënuar me gjoba të majme për sherrin me personazhin e "TikTok", Medi Iseni. "Prive" ka zbuluar se tre protagonistët e ngjarjes kanë dalë para Gjykatës së Pejës, ku edhe u është komunikuar dënimi me gjobë dhe më pas janë lënë të lirë.

Reperi Arkimed Lushaj (Stresi) është dënuar me gjobë 10 mijë euro, Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy është dënuar me 15 mijë euro, ndërsa DJ Crax me 5.000 euro. Edhe pse janë dënuar, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga të tre personazhet e përfshirë në ngjarjen që mori vëmendjen e lajmeve "rozë" dhe jo vetëm. 

Çfarë ndodhi në Pejë?

Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzoi se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Por mesa duket Prokuroria e Pejës ka hetuar rastin dhe ka paraqitur të gjitha gjetjet në Gjykatë./ZËRI

Poll

MOS HUMB