
TIRANË- Trajneri i Kombëtares, Silvinho ka publikuar listën e lojtarëve që do të luajnë në dy ndeshjet e “Nations League”. Në listen me 24 lojtarë duken se 3 futbollistë janë rikthyer në fushë, bëhet fjalë për Arlind Ajetin, Ernest Muçi dhe Mirlind Daku. Gjithashtu edhe Andi Hadroj është pjesë e listës.
Duket se ka edhe risi, pasi Adrion Pajazati, kapiteni i U-21 do zëvendësojë Medon Berishën në mesin e fushës.
Gjithashtu edhe Berat Gjimshiti duket se e ka lënë pas dëmtimin, pasi i është dërguar një ftesë. Por, Armando Broja dhe Rei Manaj, ende mungojnë, ndërsa në sulm do të jetë Myrt Uzuni.
Lista e futbollistëve:
Portierët
1- Strakosha
2- Kastrati
3- Sherri
Mbrojtësit
4- Hysaj
5- Balliu
6- Mario Mitaj
7- Hadroj
8- Ismajli
9- Gjimshiti
10- Ajeti
11- Mihaj
12-Kumbulla
Mesfushorët
13-Ramadani
14-Asllani
15-Abrashi
16-Pajaziti
17-Laçi
18-N. Bajrami
19-Muçi
Sulmuesit
20-Asani
21-Seferi
22-Hoxha
23-Daku
24-Uzuni
Ndeshjet janë të vlefshme për Nations League. Në takimet e muajit që lamë pas, Shqipëria fitoi me Ukraninën me rezultatin 2-1; ndërsa me Gjeorgjinë, kuqezinjtë humbën me rezultatin e ngushtë, 0-1. Aktualisht, vendin e parë në grup e ka skuadra e Gjeorgjisë, e cila ka grumbulluar 6. Shqipëria ndan vendin e dytë me Çekinë, secila me nga 3 pikë. Nations League është e rëndësishme pasi 4 skuadrat më të mira nga vendet e para, kualifikohen për në play-off për Kupën e Botës. Pra vendi i parë në grup na jep shanse që në vitin 2026, të jemi pjesë e Kampionatit Botëror. /ZËRI