Qytetërim

I dhunshëm dhe hajdut, ish-futbollisti i Danimarkës përfundon në burg për... 24 euro

Vlera e produkteve që kishte marrë kishte shumën prej 176 koronash daneze, me një vlerë rreth 24 euro.

k.m.
I dhunshëm dhe hajdut, ish-futbollisti i Danimarkës përfundon
Nicki Bille Nielsen

DANIMARKË- Një gjykatë në Danimarkë i dha një “karton të kuq” futbollistit Nicki Bille Nielsen, e cila u dënua me 1 muaj burg për vjedhje në një super market. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja, të cilat sqarojnë se ngjarja daton më 4 shtator, kur ish-lojtari 36-vjeçar vodhi një dyqan "Coop 365", në Hvidovre, duke marrë pa paguar një shishe verë, lëngje dhe ushqime tajlandeze. Vlera e produkteve që kishte marrë kishte shumën prej 176 koronash daneze, me një vlerë rreth 24 euro.

Për grabitjen, Gjykata e shpalli fajtor, ndaj edhe sulmuesi 36-vjeçar aktualisht po mbahet në paraburgim deri më 31 tetor.

Por kjo nuk është hera e parë që sportisti del ballë për ballë me ligjin. Në të kaluarën, ai ka qenë në telashe për posedim droge, sulm ndaj një gruaje dhe incidente të tjera të dhunshme. Madje, në biografinë e tij një vend “të spikatur” zë plagosja e tij nga arma gjatë një feste.

Në 36 vitet e tij, Nielsen ka luajtur për 16 klube, duke përfshirë Villarreal, Rayo Vallecano dhe Rosenborg. Në skuadrën e fundit kishte periudhën më të suksesshme të karrierës së tij, me 24 gola dhe 10 asistime në 50 ndeshje me klubin norvegjez./ZËRI

Poll

MOS HUMB